Agjencia e Menaxhimit Emergjent MPB ka  pajisur me mjete për shuarjen e zjarreve Njësinë Profesionale të Zjarrëfikjes dhe Shpëtimit (NJPZSH) dhe vullnetarët ZSH e Komunës së Novo Bërdës.

Krijuar në datën 03/21/2023

Prishtinë, 21.03.2023

Mbështetur në zotimet e Agjencisë Menaxhimit Emergjent MPB për ndihmë dhe përkrahje kapaciteteve lokale për Zjarrëfikje dhe Shpëtim, me dt.20.03.2023 në selinë e Agjencisë së Menaxhimit Emergjent Ajvali u zbatua pranim dorëzimi i mjeteve dhe pajisjeve për fikjen e zjarreve për NJPZH dhe Vullnetarët ZSH të Komunës së Novo Berdës.

Në praninë e zyrtarëve përgjegjës të Departamentit të Financave dhe Shërbimeve të përbashkëta AME, përgjegjësit e NJPZSH dhe Vullnetarët e Komunës së Novo Berdës me pjesëtarët e njësive përkatëse profesionale dhe vullnetare u pajisën me mjete për shuarjen e zjarreve fushore dhe malore, si dhe me pajisje ndihmëse në reagim për ballafaqim me zjarre fushore dhe malore në zonën e përgjegjësisë.

Përgjegjësit u falënderuan para zyrtarëve të AME-s për ndihmën dhe përkrahjen e vazhdueshme dhënë komunitetit, me këtë edhe ngritjes dhe zhvillimit të kapaciteteve për përballim të situatave emergjente.